"Këqyrni se mundet me iu ardhë ka dera": Si i tregoi deputeti i VV-së paralajmërimet e Kosovës për Faton Hajrizin? - NACIONALE

"Këqyrni se mundet me iu ardhë ka dera": Si i tregoi deputeti i VV-së paralajmërimet e Kosovës për Faton Hajrizin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me arratisjen e Faton Hajrizit, i cili tashmë dyshohet edhe për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Serbi.

Rexhaj ka treguar se që nga arratisja e tij, Kosova ka njoftuar disa vende fqinje në lidhje me Hajrizin.

Tutje, deputeti i VV-së ka përmendur edhe çështjen e mosanëtarësimit në Interpol.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që kam unë, në momentin kur ka ikur ky prej burgut, i ka lajmëru disa shtete fqinje dhe iu ka thënë këqyrni se mundet me iu ardhë kah dera, pra të jeni të kujdesshëm. Në këtë kuptim, mendoj që e ka kry obligimin e vetë që e ka pas. Ne nuk jemi në INTERPOL. Kemi provu me qenë, nuk na ka lanë qëkjo Serbi me hy aty. Kemi dështu atëherë me u anëtarësu dhe në këtë kuptim mendoj se rasti është shumë i qartë, kush do me e kuptu”, ka thënë Rexhaj në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme