“Kemi shkuar në vendin e punës”: Arsyetimi qesharak i Sveçlës për ndihmën që VV-ja ia dha Komunës së Prishtinës për 21 hektarët
Mediumi Koha ka raportuar për vendimin e Asamblesë së Komunës së Prishtinës për ndërrimin e pronave të dy biznesmenëve që dikur ishin klientë të Përparim Ramës, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Në këtë votim kishte marrë pjesë edhe VV-ja, e cila e mundësoi kourumin. Në lidhje me këtë çështje, Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, ishte krejtësisht qesharak.
Ai citohet të ketë deklaruar se “nuk është në rregull të thuhet se VV-ja e ka bërë kourumin”. Tutje, ai ka deklaruar se ata kanë “shkuar në vendin e tonë të punës”.
“Pikësëpari mendoj që nuk është në rregull të thuhet se Vetëvendosje e ka bërë kuorumin. Na vetëm kemi shkuar në vendin tonë të punës, për të cilin jemi të zgjedhur. Do të thotë jemi asamblistë. Atë ditë kemi pasur seancë. Ka pasur shumë pika të rëndësishme të rendit të ditës. Më të rëndësishmet kanë qenë pronat që i përmendët ju, por kanë qenë gjithashtu rregullorja për ‘Prishtina Parking’ dhe ka qenë plani rregullues për lagjen ‘Kalabria’” – ka thënë Sveçla.