"Kemi ardhur për inaugurimin e Gjykatës": Donika Gërvalla nuk distancohet nga deklaratat skandaloze të Fatos Gecit - NACIONALE

"Kemi ardhur për inaugurimin e Gjykatës": Donika Gërvalla nuk distancohet nga deklaratat skandaloze të Fatos Gecit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe kryetarja e Partisë Guxo nuk ka komentuar deklaratën e radhës së ish-deputetit të Guxo, Fatos Geci i cili tha se “më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, koment ky drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

Ajo madje nuk u distancua as kur u pyet se a mendon njëjtë si bashkëpartiaku i saj, por tha se kot e keni se sot ka ardhur për Gjykatën Administrative dhe nuk hapin tema të reja.

“A e dini që kemi ardhur me inaugurimin e Gjykatës Administrative për çështje të tjera a ka mundësi qe pyetje e duhura ti shtrojmë në vendin e duhur… Kot e ke sepse kemi ardhur për gjykatë administrative nuk e kemi plan me hap tema të reja”, tha ajo.

Lajme të ngjashme