Kelmendi: Në vitin 2023 kemi konfiskuar, sekuestruar dhe ngrirë pasuri me vlerë prej mbi 111 milionë euro - NACIONALE

Kelmendi: Në vitin 2023 kemi konfiskuar, sekuestruar dhe ngrirë pasuri me vlerë prej mbi 111 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka folur për punën e prokurorëve përgjatë vitit 2023.

Në adresimin e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ai ka deklaruar se prokurorët kanë bërë maksimumin në punën e tyre.

Ai ka bërë me dije gjatë viti të kaluar prokurorët kanë konfiskuar, sekuestrua dhe ngrirë pasuri me vlerë mbi 111 milion euro.

Për herë të parë kemi shënuar sukses edhe në fushën e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit. Ku vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është afër 88 milionë euro. Ndërsa, vlera përfundimtare e aseteve të konfiskuara është 24 milionë euro. Thënë ndryshe në përgjithësi sekuestrim, ngrirje dhe konfiskim në vitin e kaluar mbi 111 milionë euro”, ka deklaruar Kelmendi, raporton Klan Kosova,

Kelmendi ka folur edhe për punën e kolegeve të tij prokurorë në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimeve ekonomik.

Një rëndësi të veçantë është puna edhe rreth rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik. Prokurori i shtetit 2023 ka pranuar në punë 1182 raste me 2192 persona dhe nga këto ka përfunduar 920 raste me 1622 persona, ndërsa të krimet ekonomike kemi arritur një sukses duke përfunduar 446 raste nga 583 persona”, ka thënë Kelmendi.

Lajme të ngjashme