Kelmendi i VV-së fton për koalicion PDK-në dhe AAK-në në Pejë kundër Gazmend Muhaxherit
Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes në Pejë ka ftuar partinë e tretë dhe të katërt – Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancn për Ardhmërinë e Kosovës – për t’i bashkuar forcat kundër Gazmend Muhaxherit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.
Kelmendi i tha “IndeksOnline”-it se ftesën e ka bërë edhe publike.
‘‘’Ftesën e kamë bërë publike, të gjitha subjektet politike, të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ndryshim. Kjo ftesë vlen për të gjitha subjektet që janë të interesune për një ndryshim në Pejë’’, ka thënë Kelmendi.