KEK-u njofton: Përfundoi me sukses remonti i Njësisë B1 - NACIONALE

KEK-u njofton: Përfundoi me sukses remonti i Njësisë B1

1 vit më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se ka përfunduar remonti i Njësisë B1.

Sipas tyre, kjo ndodhi para afatit të parashikuar.

Komunikata:

KEK: Përfundoi me Sukses Remonti i Njësisë B1, Para Afatit të Parashikuar

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit të TCB, punëtorëve, inxhinierëve dhe menaxhmentit, kemi përfunduar me sukses të gjitha punimet e planifikuara për remontin e njësisë B1, i cili kishte nisur më dt: 23.03.2025 dhe ka përfunduar përpara afatit të parashikuar. Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar riparime dhe përmirësime të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e pjesëve të dëmtuara, rinovimin e sistemeve të ndryshme dhe realizimin e procedurave të domosdoshme për stabilitetin dhe efikasitetin e njësisë.

Falë përgatitjes dhe kontrollit të kujdesshëm, si dhe angazhimit të palodhshëm të ekipit të ekspertëve të TC-B-së, njësia B1 është sinkronizuar me rrjetin elektrik në orën 22:32 të dt: 24.04.2025 dhe aktualisht gjendja e saj është stabile. Kjo arritje është një dëshmi e punës së shkëlqyer të të gjithë të përfshirëve dhe vlerësimit të lartë të performancës gjatë periudhës së remontit.

Lajme të ngjashme