KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar rikthimin në operim të Njësisë A4 të Termocentralit Kosova A.
Rikthimi erdhi pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës.
Startimi u realizua në orët e hershme të mëngjesit, sipas njoftimit, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë.
Procesi i sinkronizimit u përfundua rreth orës 09:00.
KEK falënderoi ekipet e mirëmbajtjes mekanike dhe elektrike për "profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë procesit të sanimit".
Korporata theksoi se këto angazhime dëshmojnë përkushtimin për stabilitet dhe besueshmëri në prodhimin e energjisë elektrike.