KEDS publikon pamjet: Brenda javës, trafostacioni në Ballofc u gjuajt dy herë me armë zjarri
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftua se dy herë brenda javës është gjuajtur me armë trafostacioni në Ballofc të Podujevës.
KEDS ka njoftur se hera e parë ka ndodhur me datën 5.11.2022, ku disa persona të panjohur për KEDS dhe Policinë e Kosovës e kishin dëmtuar me armë zjarri transformatorin "Ballofc 2 Bunjaket".
“Ekipet tona kanë denoncuar rastin në polici me datë 06.11.2022. Pas kësaj të nesërmen ne e kemi ndërruar transformatorin dhe e kemi kthyer furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin”, thuhet në njoftim.
Mirëpo, ngjarja nuk ka mbarur me kaq, pasi që edhe sot është gjuajtur po e njëjta trafostacion me armë zjarri.
“Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në të njëjtin vend dhe të njëjtin trafostacion, ku është djegur paneli i tensionit të ulët. Për këtë rast sërish është njoftuar policia dhe është hapur rasti. Për shkak të këtij dëmtimi të qëllimshëm kemi rreth 120 konsumatorë pa energji elektrike”, thuhet tutje në njoftim.
