KEDS: Ndalen kufizimet, stabilizohet situata me energji
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike(KEDS) ka treguar se pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3 është stabilizuar situate me furnizimin e energjisë elektrike.
“Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3. Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin”- thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Përkundër kësaj KEDS bën thirrje që të kursehet energjia.
“Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën”, thuhet tutje.