KEDS e kap në flagrancë një hotel në Prishtinë që vodhi 21 mijë euro energji elektrike
KEDS ka njoftuar se ka zënë duke vjedhur rrymë një hotel në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KEDS-it vlera e dëmit ështe 21 mijë euro.
“Hoteli në Prishtinë vodhi 21,050 euro rrymë, KEDS e zë në vepër Gjatë këtyre ditëve, ekipet e kontrollit të KEDS-it zunë në vepër pronarin e një hoteli në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike. Ai, duke anashkaluar njehsorin elektrik, pajisjet hoteliere po i shfrytëzonte në të zezën dhe pa paguar fare për energjinë e shpenzuar.”
“Kur KEDS bëri kalkulimet, doli që ai vodhi një sasi të madhe të energjisë elektrike, që në vlera monetare arrin në 21,050.80 euro. Ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it këtë shumë të parave në kuadër të Rikthimit të Humbjeve - si masë e parë ligjore ndaj tij.” – thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë: