KEDS del me njoftim për mungesën e energjisë elektrike në një pjesë të Prishtinës - NACIONALE

KEDS del me njoftim për mungesën e energjisë elektrike në një pjesë të Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka treguar arsyet se pse një pjesë e Prishtinës është pa energji elektrike.

Në njoftimin e tyre në Facebook, KEDS ka thënë se “për shkak të shkyçjes emergjente, respektivisht ndërrimit të transformatorëve rrymorë, një pjese të Prishtinës tashmë i është ndalur furnizimi me energji elektrike”

Punimet për ndërrimin e këtyre transformatorëve filluan në ora 13:00. Kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetojnë në rrugët: Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme