Kearns: Radojiçiqi mbetet i lirë në Serbi, familja e Afrim Bunjakut meriton drejtësi
Alicia Kearns, deputete në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka shkruar një shkrim në X, ku ka përkujtuar sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Zonja Kearns ka rikujtuar që Milan Radojiçiq, përkundër se e ka pranuar fajësinë për sulmin terrorist në Banjskë, vazhdon të jetë i lirë në serbi.
“Tashmë ka një muaj që Radoiçiqi ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut - ata e meritojnë drejtësinë.” – shkroi ajo.
It is now a month since Radoičić admitted guilt for the paramilitary attack on Kosovo with Belgrade provided weapons.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 27, 2023
Yet he remains free in Serbia.
With no accountability for Belgrade’s role.
I’ve seen the weapons, and I’ve met Afrim Bunjaku’s family - they deserve justice. https://t.co/BB3qz9dU7K pic.twitter.com/t2vmmCg0SS