“Ke ra prej kalit në magar”: Metafora e çuditshme e Blerim Gashit e lë “pa fjalë” deputetin e PDK-së
Blerim Gashi, analist i përhershëm në Kanal 10, njihet për metafora interesante, por edhe përdorim të turqizmave. Ish-qytetari i panjohur, pra Gashi, mbrëmë ishte përball deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.
Gjatë debatit, që ishte goxha i ashpër, Gashi sërish përdori një metaforë të çuditshme. Më saktë, metafora e tij ishte zoologjike, pra i përfshiu dy kafshë.
Përmes kalit dhe magarit, dy kafshë që njeriu historikisht i ka përdorur për transport, Gashi e shpjegoi politikisht PDK-në. Së paku, tentoi të shpjegonte kalimin e PDK-së nga pushteti në opozitë.
“Tash ajo nervosa pse ke ra prej kalit në magar politikisht kështu me përdorë simbolikën, nuk është që të ka faj pënuk është që të ka faj përveç keqqeverisjes tënde” – deklaroi ai.
Ajo që ra në sy ishte mos ndërhyrja e deputetit të PDK-së, që duket se mbeti “pa fjalë” nga kjo metaforë e Gashit. Ai nuk foli, as nuk ndërhyri për gati 3 minuta.