Katër zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të Suharekës - NACIONALE

Katër zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të Suharekës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30, pasi një qytetar kishte raportuar se i dyshuari B.K., nga Samadraxha, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të banorëve.

Pas pranimit të ankesës, patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë me një armë të ftohtë, thikë.

Policia ka reaguar menjëherë, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Gjatë procesit të arrestimit, për shkak të kundërshtimit të dhunshëm nga ana e tij, katër policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga thika.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Suharekë, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme