Katër të vdekur nga përleshjet pas rrënimit të një xhamie në Indi - NACIONALE

Katër të vdekur nga përleshjet pas rrënimit të një xhamie në Indi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën katër persona kanë vdekur gjatë dhunës në një rajon verior të Indisë, pasi autoritetet atje rrënuan një xhami, duke pretenduar se ajo ishte ndërtuar ilegalisht.

Dhuna shpërtheu në qytezën Haldwani të shtetit indian Uttarakhand, pasi autoritetet thanë se filloi një nismë për pastrimin e ndërtimeve ilegale, përfshirë një xhami dhe një medrese (shkollë fetare) pranë saj, raporton televizioni BBC.

Megjithatë, myslimanët që luteshin në atë xhami thonë se janë vënë në shënjestër në mënyrë të padrejtë.

Qindra protestues e policë u lënduan gjatë përleshjeve që shpërthyen të enjten në mbrëmje.

Në pamje shihen protestues duke ua vënë flakën veturave dhe duke hedhur gurë, ndërsa policët duke përdorur gaz lotsjellës.

Autoritetet kanë shpallur orë policore dhe urdhra për të qëlluar me armë pa paralajmërim për ta vënë situatën nën kontroll.

Lajme të ngjashme