Katër të lënduar rëndë nga rrufeja afër Shtëpisë së Bardhë - NACIONALE

Katër të lënduar rëndë nga rrufeja afër Shtëpisë së Bardhë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona janë lënduar rëndë nga rrufeja që goditi një zonë afër Shtëpisë së Bardhë në ShBA.

Dy burrat dhe dy gratë e lënduara ishin në Parkun “Lafayette” në Washington DC gjatë një stuhie të fuqishme, kur u goditën nga rrufeja, thanë zjarrfikësit.

Për shkak të afërsisë së parkut me presidencën amerikane, pjesëtarët e shërbimit sekret ishin në mesin e personave të parë që u dolën në ndihmë të lënduarve.

Identiteti i personave të lënduar nuk është konfirmuar. Rrufeja i goditi ata afër një druri dhe afër rrethojës që e rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë të enjten në mbrëmje.

Pas incidentit, një pjesë e parkut u mbajt e mbyllur, ndërsa shërbimet emergjente ishin në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme