Katër të arrestuar për mashtrim me shitje prone mbi 1.5 milion euro - NACIONALE

Katër të arrestuar për mashtrim me shitje prone mbi 1.5 milion euro

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit arrestuan katër persona në Prishtinë për mashtrim dhe falsifikim.

Të dyshuarit M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. dyshohet se përdorën dokumente të falsifikuara, përfshirë pasaportë të Serbisë.

Ata prezantuan një person të rremë si pronar dhe shitën pronën 36.28 ari të ankuesit M.T.

Sipas policisë, blerësi H.M. u mashtrua me dokumentacion të rregullt dhe pagoi 1,578,180 euro.

Gjatë kontrolleve në pesë lokacione u sekuestruan 9 mijë euro si prova.

Të dyshuarit ngarkohen për “mashtrim”, “falsifikim dokumentesh” dhe “legalizim të përmbajtjes së rreme”.

Më 19 shkurt 2026, ata u intervistuan në prani të avokatëve.

Me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme