Katër të arrestuar, dy në arrati: Përleshje mes dy grupeve në Ferizaj, Policia sekuestron edhe armë - NACIONALE

Katër të arrestuar, dy në arrati: Përleshje mes dy grupeve në Ferizaj, Policia sekuestron edhe armë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur në Ferizaj.

Policia ka arrestuar katër persona, kurse dy të tjerë janë në arrati.

Njoftimi:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR&ARMËMBAJTJE PA LEJE&ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Rr. Reçaku, Ferizaj 28.04.2024, 18:30. Është raportuar rasti lëndim i lehtë trupor ku pas një mos marrëveshje mes dy grupeve të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore. Katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur. Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët ishin arratisur. Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një pistoletë dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme