Katër raste të falsifikimit të parave në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të falsifikimit të parave në Kosovë.
Siç thuhet në raport, rastet kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë si dhe Prizren.
Në Obiliq, një zayrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmondhë prej 100 eurosh të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 29.11.2022 – 11:55. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Në anën tjetër, edhe në Fushë Kosovë një grua ka njoftuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 eurosh.
“Rr. Nëna Tereze, Fushë Kosovë 27.08.2022. Me 16.12.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se në market kanë pranuar një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.
Në Prishtinë, nje zyrtare e bankës ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.
“Rr. B, Prishtinë 15.12.2022 – 14:25. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.
Ndryshe, në Prizren është raportuar për një kontrollë të policisë ky janë sekuestruar mbi 10 mijë euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon tutje raporti.

