Bastisje në gjashtë lokacione, sekuestrohen mbi 10 mijë euro - NACIONALE

Bastisje në gjashtë lokacione, sekuestrohen mbi 10 mijë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Prizren, konkretisht në gjashtë lokacione. Bastisja u krye me dyshimin për falsifikim të parave gjatë periudhës 2021-2022.

Janë intervistuar shtatë persona, e me vendim të prokurorit ata janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930€, 380 CHF, 272 € para metalike, 7 telefona, një pistoletë 90 fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raport.

Lajme të ngjashme