Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet e raportuara janë në Graçanicë, Fushë Kosovë, Shtime dhe Malishevë.

Policia bënë të ditur se është arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka fyer një tjetër person. I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë 19.12.2022 – 00:17. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur i ka fyer dhe bërtitur viktimave kosovarë. I dyshuari i është nënshtruar alkotestit, i cili ka rezultuar në nivelin e alkoolit në gjak prej 2.71 promilë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në anën tjetër, edhe në Fushë Kosovë raportohet se është kanosur një femër nga një burrë. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Fushë Kosovë 19.12.2022 – 15:09. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur ankuesen. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet", thuhet ndër të tjera në raport.

Në Shtime është arrestuar një burrë pasiqë ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje. I njëjti me vendim të prokurorit ëshytë dërguar në mbajtje.

Shtime 19.12.2022 – 08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe në Malishevë është arrestuar një person paiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy persona. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 19.12.2022 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i PK-së.

Lajme të ngjashme