Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Siç thuhet në raportin e Policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, dhe Lipjan. Nga këto raste janë arrestuar tre persona.
Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar dhe ka kanosur një femër të Shqipërisë.
“Prishtinë 18.12.2022 - 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur me armë viktimën femër shtetase e R. Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe në Graçanicë është arrestuar një person pasiqë i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një femër. Siç njofton policia, viktima kishte pësuar lëndime trupore.
“Graçanicë 18.12.2022 - 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e huaj. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar prapë në Prishtinë ku thuhet se është arrestuar një person pasiqë ka ushtruar dhunë ndaj një femre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 18.12.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin e PK-së.
Edhe në Lipjan raportohet se një femër është arrestuar e më pas është liruar pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë ndaj një burri.
“Lipjan 18.12.2022 – 19:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.

