Aksident në Prizren, lëndohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident në Prizren ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Haxha i cili ka thënë se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar në emergjëncën e Prizrenit.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, ka thënë Haxha.
