Kërcënohet e fyhet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë nga axha i një foshnje
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se mbrëmë në orët e vona është kërcënuar e fyer drejtoresa e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.
Siç thuhet në njoftimi, kërcënimi ka ndodhur gjatë kujdestarisë ku po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindruar.
Drejtoresha Ismaili sipas njoftimit, thuhet se kërcënuar nga “axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.”
Njoftimi i plotë:
Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili.
Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.
Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.
ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit.
