Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë /03.11.2025-NN. Me 04.11.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë/presion ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
· Lipjan 04.11.2025-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Malishevë 04.11.2025-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje.
· Rahovec 04.11.2025-18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.