Katër policë të lënduar pasi u godit automjeti zyrtar, arrestohen dy persona - NACIONALE

Katër policë të lënduar pasi u godit automjeti zyrtar, arrestohen dy persona

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë goditur automjetin zyrtar të policisë.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit kishte qenë duke drejtuar një traktor të ngarkuar me dru ilegalë, ndërsa tjetri me automjet kishte goditur veturën zyrtare të policisë. Si pasojë e incidentit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme