Katër persona të arrestuar: Policia jep detaje për aksionin për fajde - NACIONALE

Katër persona të arrestuar: Policia jep detaje për aksionin për fajde

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin që u zhvillua të mërkurën për fajde, në Podujevë, Vushtrri dhe Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, janë arrestuar katër burra dhe janë kontrolluar shtatë lokacione.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri” – thuhet në raportin e Policisë.

Raporti i plotë:

FAJDE

Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kate persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme