Katër persona arrestohen në Sunny Hill
Mbrëmë në parkun e Gërmisë, ku po mbahet festivali Sunny Hill janë arrestuar katër persona.
Arrestimi është bërë në raste të ndara. Tek i arrestuari i parë policia njoftoi se i kanë gjetur dhe konfiskuar 1.4 gr substancë e dyshuar narkotike, marihuanë.
Ndërsa tek rasti i dytë janë gjetur dhe konfisuar 11.9 gr substancë marihuanë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Ndërsa rasti i dytë njëri nga ta është dërguar në mbajtje dhe dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.