Katër komisione parlamentare mblidhen sot - NACIONALE

Katër komisione parlamentare mblidhen sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare.

Në orën 10:00, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) .

Tutje, komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe Raportin Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) 10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Projektligji për tubime publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) 10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston ish-drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit. (Kuvendi i Kosovës, N204) 13:00

Lajme të ngjashme