Kastrati reagon pas raportimit të Nacionales: Duhet të shkojmë në zgjedhje për ta ndalur korrupsionin mafioz të qeverisë Kurti - NACIONALE

Kastrati reagon pas raportimit të Nacionales: Duhet të shkojmë në zgjedhje për ta ndalur korrupsionin mafioz të qeverisë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pasi Nacionale raportoi për nisjen e hetimeve lidhur me tenderët sekretë të dhënë në kohën e qeverisë Kurti.

Kastrati ka thënë se arsyeja pse Kurti po kërkon zgjedhje është pikërisht korrupsioni.

Postimi vjen pas artikullit ekskluziv të Nacionales se Prokuroria Speciale ka nisur me hetimet për tenderët e dyshimtë.

Postimi:

NË FOTON MË POSHTË E GJENI NJË NGA ARSYET KRYESORE PSE KURTI PO KËRKON ZGJEDHJE.

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE KURTI PO SHFAQ GATISHMËRI ME RRËZU VETEN DHE PËRMES DORËS SË 51% -shit ME KONFIRMU VETEN DÊSHTAK.

Sanksionet, KiE dhe izolimi ndërkombëtar janë arsye shtesë.

Ne duhet me urgjencë e me patjetër të shkojmë në zgjedhje për me ndal KORRUPCIONIN MAFIOZ TË QEVERISË KURTI.

Mirēpo, hajnat në burg - jo në zgjedhje !

Lajme të ngjashme