Kastrati i PDK-së: Kurti po merret me llafe të kafeneve, kush çfarë këpucë ka
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka folur rreth qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se ka kjo qeveri është në vendnumërim dhe sipas tij nuk ka asnjë rezultat në politikën e jashtme.
“Kjo që ka ndodh është vendnumërim, izolacion total për shkak të këtij pushteti që e kemi. Sepse asnjë rezultat në politikën e jashtme. Këta të vegjlit këtu, Kurti me ekipen e vetë, merret me ato “small talks”, ato që janë për kafehane: ja çfarë këpuca ka Kushtrimi, e çfarë ka Ardiani”, tha deputeti Ardian Kastrati në Kanal 10.