Kastrati e quan Bajqinovcin injorant: Kosova do t`i paguajë shtrenjtë këto veprime - NACIONALE

Kastrati e quan Bajqinovcin injorant: Kosova do t`i paguajë shtrenjtë këto veprime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, kolegun e tij nga VV-ja, Mefail Bajqinovcin, e ka quajtur injorant.

Derisa ka komentuar vizitën në ShBA të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, Kastrati ka pyetur nëse më mirë është të realizohen vizita në ShBA, apo të tensionet raportet me aleatin kryesor të Kosovës.

“Po flasim për mendime serioze e jo injorante të stilit të Mefail Bajçinovcit. Shtetësia e Kosovës është në rrezik të madh nga veprimet dhe mbetjet e mykut komunist në krye të Kosovës si dhe imbecilëve që i rrethojnë ata! Kosova do ti paguaj shtrenjtë këto veprime!”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme