Kasolli tregon pse u rrit Kurti në zgjedhjet e dhjetorit: Opozita nuk dha shpresë se mund të qeverisë pa VV-në - NACIONALE

Kasolli tregon pse u rrit Kurti në zgjedhjet e dhjetorit: Opozita nuk dha shpresë se mund të qeverisë pa VV-në

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Afrim Kasolli ka treguar se çka ka ndikuar që Albin Kurti mori 51 për qind të votave në zgjedhjet e dhjetorit.

Ai ka bërë me dije se kjo ndodhi edhe për fajin e opozitës.

Në profilin e tij në Facebook, Kasolli ka shkruar se pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar partitë opozitare nuk dhanë shpresë se mund të qeverisin pa VV-në.

“Nje nga arsyet se pse Albin Kurti ia doli ta shtojë përqindjen elektorale ne zgjedhjet e jashtëzakonshme te 28 dhjetorit ne raport me ato 9 shkurtit, mbase ka te beje edhe me faktin se partite opozitare nuk dhanë shpresa se janë në gjendje qe te qeverisin pa Lëvizjen Vetëvendosje. Ne këtë drejtim ato e transmetuan mesazhin ne publik se mund edhe ta bllokojnë Albin Kurtin, por jo ta zhbllokojnë vetveten. Arsyet e kesaj paralize opozitare mund të jenë të shumta. Por ky imazh u rikthye per to ne bumerang elektoral”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Prandaj, insistimi i Partise Social Demokrate, qe PDK dhe LDK te zotohen publikisht paraprakisht per disa parime, ne baze të të cilave opozita do te jetë ne gjendje te qeveris bashkarisht edhe pa Albin Kurtin, u ofron atyre shansin per ta korrigjuar gabimin strategjik te zgjedhjeve te jashtëzakonshme te 28 dhjetorit. Sepse ne kete menyre te njejtat nuk do te perceptohen edhe si bllokuese te vetvetes, por vetem si angazhuara për t'i dhënë fund nje modeli qeverises, qe secila prej tyre pa hezitim e ka quajtur si te demshem per Kosoven”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme