Kasolli thotë se kreu i PDK-së në Rahovec u arrestua i dehur, përmend edhe marshin në mbështetje të UÇK-së - NACIONALE

Kasolli thotë se kreu i PDK-së në Rahovec u arrestua i dehur, përmend edhe marshin në mbështetje të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani analist, Afrim Kasolli ka cituar raportime të mediave që thonë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, është arrestuar në gjendje të dehur.

Kasolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 2 prill, pikërisht në ditën kur u organizua marshi në mbështetje të luftës së UÇK-së.

“Uroj qe ai lum i madh i njerëzve të mos i ketë dehur këta zyrtarë "reformator" të PDK-se për ta keq-lexuar atë manifestim masiv, nga mbështetje për UÇK-ne, në mbështetje elektorale për këtë parti.” – tha ai.

Kasolli ka thënë se qytetarët nuk e pranojnë më këtë logjikë, derisa ka shkruar “këndelluni nga metamorfozat e dehjes”.

Postimi i plotë:

Sipas mediave qenka arrestuar në gjendje të dehur kryetari i degës së PDK-se në Rahovec. Ngjarja paska ndodhur me 2 prill, pikërisht ditën kur sheshet e Prishtinës u mbushen me qytetarë nga çdo cep i Kosovës, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-se.

Uroj qe ai lum i madh i njerëzve të mos i ketë dehur këta zyrtarë "reformator" të PDK-se për ta keq-lexuar atë manifestim masiv, nga mbështetje për UÇK-ne, në mbështetje elektorale për këtë parti.

E ku të entuziazmuar nga ky iluzion të shpresojnë për një rikthim përseri në pushtet me të njëjtën mendësi ku shteti i nënshtrohet individëve të fuqishëm të lidhur me klane të pushtetit.

Kjo epokë ka marrë fund njëherë e përgjithmon. Sepse, qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë me këtë logjik. Prandaj kendelluni nga metamorfozat e dehjes.

Lajme të ngjashme