Kasolli thotë se Grenelli “e ka në masë të madhe personale” ndaj Vjosa Osmanit - NACIONALE

Kasolli thotë se Grenelli “e ka në masë të madhe personale” ndaj Vjosa Osmanit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Filozofi Afrim Kasolli beson se Emisari i Trump, Richard Grenell, “në masë të madhe e ka personale” ndaj Vjosa Osmanit.

Kjo pas shkrimit të fundit të Grenell ndaj Osmanit ku e quajti “gënjeshtare” dhe deklarimet e saj “për mbijetesë politike,” referuar deklaratave të saj për raportet me ShBA-në.

“Kritikat e mia per presidenten Vjosa Osmani jane te njohura. Por sulmet e Rchard Grenellit ndaj saj, sidomos ne fazen e fundit te mandatit presidencial nuk qendrojne. Po te ekzistonte vleresimi identik per te nga administrata Trump 2, si per Albin Kurtin, e njejta nuk do te ishte nder firmetaret e Bordit te Paqes dhe po ashtu nuk do te pritej nga Sekretari Marco Rubio. Duket qe edhe Grenell e ka ne mase te madhe personale si dhe nuk ka informata te sakta nga margjinalizimi qe e ka perjetuar ne kete administratë,” shkroi Kasolli.

Lajme të ngjashme