Kasolli flet rreth "përçarjes" perëndimore për Ditën e Çlirimit: Kosova po vizitohet vetëm nga britanikët
Analisti Afrim Kasolli është shprehur i befasuar me faktin që për 25-vjetorin e çlirimit Kosova po vizitohet vetëm nga ish-zyrtarë të lartë britanik.
Ai ka bërë me dije se bëhet fjalë për një "përçarje" perëndimore për ditën e çlirimit te Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deri me tani Kosova është vizituar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe nga ish-ministri i Mbrojtjes së Britanisë, George Robertson.
Ai ka përmendur edhe anulimin e vizitës se nga ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner.
“Mbetet te shihet, mirepo deri me tani vetem personalitete perëndimore nga Britania, e kane vizituar Kosoven ne 25 vjetorin e clirimit , me qellim nderimin e kesaj date. Gjate dites se sotme ne vendin tone qendroi ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili edhe vlerësohet si një nga personalitetet kryesore që nxitën fushatën ajrore të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999. Po ashtu, ne oret e vona sot ka ateruar edhe Lordi George Robertson. Sic dihet, ai gjatë luftës në Kosovë ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, ishte thene se Kosovën me kete rast do ta vizitonte edhe Bernard Kouchner, mirëpo nje vizite e tille qenka anuluar. Kurse deri me tani nuk dihet se a do te qendroje ndonje personalitet i njohur nga ish-adminstrata amerikane e kohes se luftes, apo qe vinte nga ky shtet, por kishte rol kyc ne NATO, sikur se gjenerali Ëesley K. Clark”, ka shkruar Kasolli.