Kasolli: Bllokada politike po e izolon Kosovën dhe po rrezikon fondet e BE-së - NACIONALE

Kasolli: Bllokada politike po e izolon Kosovën dhe po rrezikon fondet e BE-së

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Afrim Kasolli tha se Kosova po përballet me pasoja serioze për shkak të krizës institucionale.

“Po e mbajnë peng fatin politik të Kosovës, veçanërisht sa i përket qasjes së saj në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas Kasollit, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka mbetur pa përfituar nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“Vetëm Kosova ka mbetur e bllokuar ekskluzivisht për shkak të bllokadës politike”, deklaroi ai.

Kasolli vlerësoi se rezoluta e Parlamentit Evropian sjell mesazhe pozitive, por kërkoi nga partitë politike ta zhbllokojnë situatën.

“Nëse subjektet politike nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje, Kosova mbetet e bllokuar”, paralajmëroi ai.

Lajme të ngjashme