Kapet furgoni në Komoran me 16 migrantë sirianë, policia jep detaje - NACIONALE

Kapet furgoni në Komoran me 16 migrantë sirianë, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa vendore në Komoran, ku gjatë kontrollit brenda tij janë gjetur 16 migrantë shtetas sirianë.

I dyshuari drejtuesi i furgonit është dërguar në mbajtje ndërsa ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.

Raporti i plotë:

KONTRABANDIM ME MIGRANT

Komoran, Prishtinë /15.10.2023-20:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin me targa vendore, ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.

Lajme të ngjashme