Kanosi me thikë një grua, arrestohet një burrë në Mitrovicën Jugore - NACIONALE

Kanosi me thikë një grua, arrestohet një burrë në Mitrovicën Jugore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur me thikë një grua në Mitrovicën Jugore.

Sipas policisë, i dyshuari raportohet se ka probleme psikike dhe është përdorues i substancave narkotike.

“KANOSJE Mitrovicë jug / 04.01.2025 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte kanosur me një thikë viktimën femër kosovare. I dyshuari raportohet se ka probleme psikike dhe është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të ngjashme