Kanosi Kurtin në rrjete sociale, policia e arreston një person në Prishtinë - NACIONALE

Kanosi Kurtin në rrjete sociale, policia e arreston një person në Prishtinë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin për kanosjen e kryeministrit dhe të zyrtarëve policorë.

Në raportin 24-orësh, policia ka treguar se aksioni për arrestimin e personi na fjalë është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Sipas policisë, i dyshuari e ka kanosur kryeministrin në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale.

“KANOSJE & DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË RKS-së. Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më 21 gusht, Gjykata Themelore e ka dënuar me gjashtë muaj burgim një person pikërisht për kanosje ndaj Kurtit.

Lajme të ngjashme