“Kanë siklet; s’kanë kapacitet moral": Dejona Mihali me dy statuse kundër opozitës
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar dy statuse në të cilët ka komentuar debatin në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Në statusin numër një, Mihali ka përmendur sikletin e opozitës.
“Pikërisht pse nuk është bërë Zajednica kanë shumë siklet eksponentët e regjimit të vjetër.
Sot në Kuvend ky siklet do të shpaloset në maksimumin e shëmtisë së vet.
Për të na vërtetuar kësilloj, edhe njëherë, për ta parë e dëgjuar dhe brezat më të rinj, se sa dëm kanë shkaktuar me manovrat e tyre përgjatë dekadës së shkuar në negociata me Serbinë.” – shkroi ajo.
Në statusin numër dy, Mihali arbitrarisht ka konkloduar se opozita nuk ka kapacitet moral që të ndërtojë standard parimor për çështjet politike të Kosovës.
“Opozita, në pushtet deri para 2 vitesh, as nuk di të ndërtojë kundërshtim as nuk ka kapacitet moral që të ndërtojë standard parimor për çështjet politike të Kosovës.
Nuk i përgjigjen dot asnjë pyetje.
A janë a s'janë për Zajednicën e 2013, e 2015?
As kapacitet për të kërkuar falje popullit që e kanë dëmtuar kaq shumë.” – shkroi Mihali.