Kandiqi e aktivistë të tjerë nderojnë viktimat e masakrës në Podujevë: Vendosëm lule mbi varre
Natasha Kandiq, aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut në Serbi, ka publikuar nëj fotografi nga vizita e saj dhe disa aktivistëve të tjerë në Kosovë.
Më saktë, Kandiqi dhe aktivistët e tjerë nderuan viktimat e masakrës në Podujevë, që u krye nga njësia e Skorpionëve më 26 mars, ku u vran 14 civilë, pra gra, fëmijë e pleq.
“Pas 25 vitesh, takimi mes familjeve shqiptare dhe një grupi aktivistësh nga ish-Jugosllavia u shënua me mirënjohje reciproke për këtë hap të rëndësishëm. Pjesëmarrësit e forumit REKOM vendosën lule mbi varret e viktimave të vrarë nga Scorpions më 26 mars 1999, në Podujevë” – ka shkruar ajo.
Pomeranje granica:ucesnici REKOM Foruma, oko 100 ucesnika iz Srbije,Hrvatske,BiH,Crne Gore, Slovenije i Makedonije polozili cvece na grobove cetvoro dece, Envera Duriqija,njegovih roditelja i supruge koju su ubili pripadnici Skorpiona. pic.twitter.com/tlATn8Evqi
— Natasa Kandic (@natasakandic) July 28, 2024