Kandidatja e PDK-së për deputete: Nuk ka propagandë që e mbulon terrin që e ka kapluar Kosovën - NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete: Nuk ka propagandë që e mbulon terrin që e ka kapluar Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka kritikuar deklaratat nga kryeshefi i KOSTT për mungesën e energjisë.

Ajo ka shkruar se deklaratat e tilla janë tentim që faktet të zëvendësohen me propaganda.

Sipas Berishës, vetëm PDK-ja dhe Bedri Hamza mund t’ia kthejnë dritën Kosovës.

Postimi:

Talljet e këtij pushteti me qytetarët nuk kanë të ndalur. Derisa qytetarët e Kosovës po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, Qeveria Kurti po shkëlqen me propagandë. Deklarata e sotme shefit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është si pasojë e zhvillimit ekonomik, është tentim i zëvendësimit të fakteve me propagandën. Nuk ka propagandë që e mbulon terrin që e ka mbuluar Kosovën. Vetëm PDK-ja dhe Bedri Hamza mund të ia kthejnë dritën Kosovës.

Lajme të ngjashme