Kandidati i VV-së në Vushtrri ‘shkrihet’ pas koalicionit me Xhafer Tahirin: Do ta ndryshojmë qeverisjen - NACIONALE

Kandidati i VV-së në Vushtrri ‘shkrihet’ pas koalicionit me Xhafer Tahirin: Do ta ndryshojmë qeverisjen

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka njoftuar për koalicionin me Xhafer Tahirin e LDK-së.

Postimi

Bashkë për Vushtrrinë!

Përtej çfarëdo dallimi sot kemi lidhur koalicionin e fitores në Vushtrri me LDK-në - Dega në Vushtrri e drejtuar nga kryetari i saj z. Xhafer Tahiri dhe në mbështetje të plotë të kësaj marrëveshje nga kryeministri z. Albin Kurti!

Bashkë e kemi ndryshuar qeverisjen në vitin 2017 e bashkë do ta ndryshojmë edhe më 9 nëntor 2025!

Vushtrria ka nevojë për ndryshim të kursit qeverisës për t’ia kthyer qeverisjen qytetarit, qytetit zhvillimin, e qytetarëve mirëqenien pa dallim.

Dua të falënderoj nga zemra strukturat e LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri, në veçanti z. Tahiri, për gjenerozitetin dhe gatishmërinë plot vullnet për t’u bërë bashkë për fitoren e madhe në Vushtrri!

Nuk ka forcë që e ndalon fitoren tonë të përbashkët në Vushtrri!

Urime, na priftë e mbara!

Zoti e bekoftë Vushtrrinë!

Lajme të ngjashme