Kanadaja po heq të gjitha masat për udhëtarët që hyjnë në vend këtë fundjavë
Duke filluar nga 1 tetori, Kanada do të heqë të gjitha kufizimet në lidhje me koronavirusin për të gjithë pasagjerët, duke përfshirë vaksinimet e detyrueshme dhe vendosjen e maskave në fluturime dhe trena, raporton Reuters.
Vendimi për heqjen e kufizimeve u bazua në normat e vaksinimit në Kanada, disponueshmërinë e vaksinave dhe trajtimeve më të reja dhe të dhënat që tregojnë se vendi ka kaluar kulmin e valës së fundit të infeksioneve me koronavirus, tha qeveria.
Më shumë se 90% e kanadezëve mbi 12 vjeç kanë marrë dozën bazë të vaksinës kundër koronës. “Falë në masë të madhe kanadezëve që përveshën mëngët e vaksinimit, ne kemi arritur në pikën ku mund të heqim me siguri masat sanitare në kufi”, tha Ministri i Shëndetësisë Jean-Yves Duclos. Duclos tha se qeveria është e gatshme të rivendosë kufizime nëse është e nevojshme. /Nacionale/