Kamioni godet për vdekje çiklistin në Prizren
Një person është goditur për vdekje nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë në lagjen Kurill të Prizrenit.
Lajmin e konfirmoi Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.
Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore.
Viktima është i moshës 63-vjeçare, njofton klanKosova