Kameramanët e sulmuar në veri janë lënduar në kokë, trup dhe këmbë - NACIONALE

Kameramanët e sulmuar në veri janë lënduar në kokë, trup dhe këmbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë ka bërë të ditur se kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe trup pas sulmeve nga disa njerëz me maska.

Në njoftimet e AGK rreth këtyre sulmeve ndaj gazetarëve, bëhet i ditur se i lënduar është edhe kameramani i Tëvë1, Albin Rrahmani, i cili ka pësuar lëndime në këmbë.

Në mesin e gazetarëve të lënduar është edhe kameramani Albin Rrahmani, i cili ka pësuar lëndime në këmbë. Aktualisht, ekipi është duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës.” - ka thënë redaksia e Tëvë1 për AGK-në.

AGK-ja ka deklaruar se sulmi brutal i sotëm ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në Leposaviq është krejtësisht i papranueshëm.

Lajme të ngjashme