Kamberi takon Bislimin: Biseduam për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së licencimit të mjekëve - NACIONALE

Kamberi takon Bislimin: Biseduam për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së licencimit të mjekëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, u prit sot nga Zavedëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi. Në këtë takim Kamberi njoftoi se u trajtua një prej çështjeve më delikate dhe problematike të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës - diskriminimi dhe mungesa e mbështetjes së duhur nga autoritetet serbe.

Ai shprehu shqetësimin e tij për mungesën e vullnetit të autoriteteve serbe për të adresuar këtë problem të ndërlikuar dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë e pakicave në këtë rajon.

Në këtë kontekst, Kamberi ka thënë se ka njoftuar Bislimin për "4 propozime ligjore që synojnë të krijojnë mekanizma ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave", dhe refuzimin e shtetit serb për trajtimin e tyre.

Postimi i plotë:

Sot u mirëprita në një takim shumë të frytshëm nga Zavedëskryeministëri I parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për të diskutuar pozitën e vështirë dhe diskriminuese që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës.

Përveç situatës politike në Luginën e Preshevës e njoftave z. Bislimin për 4 propozime ligjore që synojnë të krijojnë mekanizma ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Megjithatë, Parlamenti i Serbisë refuzon t’i trajtojë ato, duke i lënë ato jashtë rendit të ditës.

Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat.

Gjithashtu, falënderova z. Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon.

Biseduam për domosdoshmërine e zgjidhjes së çështjes së liçencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë. U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

Lajme të ngjashme