Kamberi takon ambasadorin Hill: Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginë kërkon masa urgjente - NACIONALE

Kamberi takon ambasadorin Hill: Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginë kërkon masa urgjente

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendja e shqiptarëve në atë pjesë kërkon masa urgjente të domosdoshme.

Drekë pune me dy miqt e mëdhenjë të Luginës së Preshevës, Ambasadorin e SHBA-ve 🇺🇸, SH.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, SH.T. z. Jan Braathu. Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi. Faleminderoj ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend”, ka shkruar Kamberi.

Lajme të ngjashme