Kamberi pas takimit me Presidenten Osmani: Biseduam për procesin e regjistrimit të popullsisë - NACIONALE

Kamberi pas takimit me Presidenten Osmani: Biseduam për procesin e regjistrimit të popullsisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi sot është takuar me Presidenten e Vendit, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës në bisedimet me Serbisë.

Ai ka thënë se koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë janë e vetmja rrugë e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë.

Lajme të ngjashme